Arbër Zeneli ka shkëlqyer në Holandë për skuadrën e tij Heerenveen
Heerenveen ka marrë një pikë në xhiron e 11’të në Holandë, duke barazuar 2:2 me liderin, Feyenoordin. Ky barazim erdhi falë supergolit të anësorit të Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, i cili shënoi për 2:2 në minutën e 60’të, përcjell Gazeta Express.
Trajneri i Heerenveen, Jurgen Streppel, ka lavdëruar shqiptarin për golin dhe paraqitjen ndaj Feyenoord. Ai ka thënë se Zeneli është një lojtarë shumë i rëndësishëm për skuadrën e tij, lojtar që mund ta vendos fatin e një ndeshjeje.
“Arbër Zeneli tregoi se është lojtarë i rëndësishëm për skuadrën tonë, lojtar që mund ta vendos shumë lehtë fatin ë një ndeshjeje. Jam i lumtur për golin që shënoi”, ka thënë Jurgen Streppel. /Express/