Matias Vecino do t’i kryejë testet mjekësore te Interi të martën.
Trajneri i Fiorentinës, Stefano Pioli, ka konfirmuar se mesfushori, Matias Vecino, do t’i bashkohet Interit këtë afat kalimtar.
Sipas Piolit, uruguaiani, i cili ka klauzolë të lirimit prej 24 milionë eurove, të martën do të kompletojë transferimin në Inter.
“Interi aktualisht ka skuadër shumë të fortë”, tha Pioli. “Vecino, shembull, është transferim shumë i mirë. Ai vlen sa Blaise Matuidi dhe është mesfushor i kompletuar”.
“Tuttomercatoweb” është duke raportuar se 25 vjeçari do t’i kryejë testet mjekësore të martën, para se të zyrtarizohe si lojtar i Interit. /Gazeta Express/