Edgardo Bauza ka akuzuar Barcelonën për lëndimin e Leo Messit.
Trajneri i Argjentinës, Edgardo Bauza, ka akuzuar Barcelonën për lëndimin e yllit të skuadrës, Lionel Messit.
Ai ka thënë se Barcelona është dashur të tregohej më e kujdesshme duke e ditur shqetësimin që kishte tash e një kohë pesë herë fituesi i Topit të Artë.
“Barcelona nuk di si të kujdeset për Leo Messin”, ka thënë Bauza, raporton Marca.
“Ne iu dërguam atyre mesazh që të kenë kujdes me Messin, por ata nuk e bën këtë”, shtoi ai. “Jam surprizuar se si e lanë Messin që të luajë në gjitha ndeshjet pas atij problemi që u shfaq”, theksoi ai.
“Nuk e dimë sigurt sa do të mungojë, përveç deklaratave të Barcelonës. Ne do të flasim me Messin dhe doktorët, pastaj do të shohim kur do të rikthehet ai”, përfundoi Bauza. /Express/






















