Sport

Trajneri i Anglisë ka një lajm të keq për Rooneyn

Sam Allardyce ka lëshuar një deklaratë aspak të mirë në drejtim të Rooneyt, duke shprehur mosbesim që në fillim ndaj 30 vjeçarit.

Trajneri i ri i Anglisë, Sam Allardyce, nuk është ende i sigurt se cili nga lojtarët aktual të ‘Tre Luanëve’ meriton të mbajë shiritin e kapitenit.

Aktualisht shiritin e kapitenit e mban ylli i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, por Allardyce ka dyshime nëse do të vazhdojë ta mbajë edhe më tej atë.

“Herët të thuhet nëse Wayne Rooney do jetë kapiten. Fillimisht dua të pres që të bashkohemi me gjithë lojtarët e stafin dhe më pas do të shohim”, ka thënë Sam Allardyce, i cili duket se nuk do t’ia besojë shiritin e kapitenit Rooneyt. /Express/