Sport

Trajneri anglez e do Terryn në skuadër

John Terry i ka dhënë fund aventurës së tij te Chelsea, pas plot 19 vitesh karrierë te skuadra blu e Londrës.

Trajneri anglez, Harry Redknapp e do veteranin te Birmingham, shkruan indeksonline.

Vetë trajneri e ka bërë të ditur se ka bërë ofertë në drejtim të 36 vjeçarit, i cili i dha fund karrierës në Standford Bridge.

Veç tjerash, John Terry ka fituar edhe Ligën e Kampionëve me Chelsean. /IndeksOnline/