Aktuale

Tragjike: Tri vajza vdesin në një aksident

Tre persona kanë vdekur në një aksident që ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Istog-Pejë. Shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë humbja e kontrollit të njërës nga veturave, shkruan Gazeta Express.
Rreth orës 23:00, mbrëmë në magjistralen Istog-Pejë, përkatësisht në fshatin Bicë janë përplasur dy vetura. Shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia.

Si pasojë, tre persona kanë ndërruar jetë, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar të dy ngasësit dhe pasagjerët tjerë.

Viktimat u dërguan në spitalin e Pejës ku u konstatua nga mjeku kujdestar se dy femra janë pa shenja jete, ndërsa, njëra nga to ndërroi jetë në QKUK në Prishtinë.

Trupat e pajetë më urdhër të prokurorit u janë liruar familjarëve./Express/

the authorE B