Televizioni shtetëror i Algjerisë ka raportuar se nga shifrat e deritashme, jetën kanë humbur 257 persona si pasojë e rrëzimit të një aeroplani ushtarak në Algjer, kryeqytetin e Algjerisë.
Raportohet për 247 të vdekur në aksidentin me aeroplan në Algjeri
12:50 – Televizioni privat “Ennahar” ka raportuar se bilanci i të vdekurve nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak ka shkuar në 247.
Shkon në 181 numri i të vdekurve nga rrëzimi i aeroplanit në Algjeri
12:44 – Bilanci i të vdekurve nga aksidenti i aeroplanit ushtarak algjerian ka shkuar në 181, ka raportuar të mërkurën televizioni “Ennahar”, duke cituar shifra të shërbimeve civile, raporton Reuters.
Mbi 100 të vdekur në Algjeri si pasojë e rrëzimit të aeroplanit
Shumë njerëz besohet se kanë humbur jetën, pasi një aeroplan ushtarak me mbi 100 njerëz në bord, është rrëzuar në Algjeri, kanë raportuar mediat lokale.
Aeroplani është rrëzuar në afërsi të aeroportit Boufarik, që gjendet në veri të Algjerisë, raporton REL.
Pamjet e shfaqura në televizione tregojnë tym dhe flakë nga vendi ku është rrëzuar aeroplani.
Algeria24 ka raportuar se aeroplani ushtarak i transportit është rrëzuar pak minuta pasi është ngritur në ajër dhe të paktën 105 persona kanë vdekur.
Agjencia shtetërore e lajmeve ka thënë se aeroplani i rrëzuar është prodhim sovjetik i tipit Il-76. Avioni ishte nisur për në Bechar në jugperëndim të Algjerisë.
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit.
Boufarik gjendet rreth 30 kilometra larg kryeqytetit Algjer.