Bota e futbollit në vazhdimësi po merr lajme të hidhura në këtë vit.
Pas aksidenteve tragjike në rrëzimet e aeroplanëve, në futboll po ndodhin edhe disa vdekje të natyrshme.
Në moshën 75 vjeçare ka ndërruar jetë legjenda braziliane, Antonio Wilson Vieira Honorio, i njohur më mirë si Coutinho.
Braziliani kishte luajtur për një kohë të gjatë përkrah Peles, gjersa ishte bërë kapion bote në vitin 1962.
Sipas raportimeve në Brazil, Coutinho ka ndërruar jetë pas një sulmi në zemër.
“Ai ka qenë legjendë e futbollit tonë” ka thënë ish kapiteni i Brazilit, Cafu. /Lajmi.net/