Tech

Toyota zbulon superautomobilin e saj më të ri

Prodhuesi më i madh i veturave në botë, kompania japoneze Toyota ka zbuluar se si do duket superautomobili i saj i ardhshëm.

Në pyetje është koncepti GR Super Sport, i cili është i bazuar në WEC TS050 Hybrid.

Vetura do të ketë motor twin-turbo 2.4 litra V6, i pajisur me sistem hibrid 8MJ dhe siguron 1.000 kuaj fuqi.

Toyota me këtë model do të jetë konkurrencë e modelit Aston Martin Valkyrie, AMR Pro dhe Mclaren Senna.

Përveç GR Super Sport dhe TS050 Hybrid, Toyota në panairin në Tokio, i cili nis më 12 janar, do të prezantojë edhe versionin sportiv Yaris WRC me supermbushës për tregun evropian.