Kjo do të bëhet për shkak të një të mete që mund të jetë bërë me jastëkët e ajrit (airbag) të bëra nga Takata Corp.
Kjo tërheqje përfshin modelet e Corolla dhe Vitz që janë tregtuar jashtë vendit ashtu si Yaris.
Këtu përfshihen modelet e prodhuara në mes të majit të vitit 2000 dhe nëntorit të 2001, dhe ato prill 2006 – dhjetor 2014, ka thënë kompania përmes një e-maili.
Këtu përfshihen edhe 1.16 milionë automjete të shitura në Japoni, 820 mijë të shitura në Kinë dhe 1.47 milion që u shitën në tregun evropian, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.