Kompania japoneze e automobilave Toyota njoftoi të mërkurën për rënien e parë vjetore të profitit neto në pesë vjetët e fundit dhe njëkohësisht paralajmëroi për rënie të mëtejme për shkak të rritjes së jenit.
Në vitin fiskal që ka përfunduar në mars, profiti neto i kompanisë ishte 1.830 miliardë jenë (16 miliardë dollarë) për shkak të hyrave të ulëta prej 27.600 miliardë jenë, që paraqet rënie të profitit prej 20 për qind në krahasim me shifrat rekorde prej 2.310 miliardë jenë të profitit neto në vitin e kaluar, transmeton France Press.