Tech

Toyota prezantoi konceptin Hilux Tonka [FOTO]

Kjo veturë padyshim që mund të vlerësohet si “lodra” e ëndrrave për të rriturit.

Ky koncept është prezantuar nga Toyota Australia dhe mbanë reputacion për fortësi dhe qëndrueshmëri e cila është ADN-ja e trashëguar nga këto modele të mëhershme, transmeton Express. Hilux siç të gjithë e njohim është një veturë jashtëzakonisht e fortë dhe e qëndrueshme e cila përballon terrenet më të vështira që mund të kaloj një veturë.

Koncepti Tonka vjen me ngjyrë të kombinuar verdh dhe zi dhe është bazuar në top versionin e modelit Hilux SR5 i cili vjen me motor turbo 2.8-litër me naftë i cili fuqinë e shpërndan tek të gjitha rrotat.