Kompania Toyota Motor Corp do të suspendojë të gjithë operacionet në fabrikat e saja në Japoni, përfshirë edhe ato të degëve të saja, që nga e hëna në mëngjes si masë mbrojtëse ndaj tajfunit që po i afrohet Japonisë.
Qindra fluturime janë anuluar dhe dhjetëra mijëra njerëz janë urdhëruar për evakuim sot derisa vendi është kapluar nga një mot i keq.