Mesfushori i Manchester City, Yaya Toure, thotë se tifozët e Napolit mund të jenë vendimtarë në ndeshjen e së mërkurës brenda kundër City në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Nesër mbrëma Napoli përballet me liderin e Premier Ligës për herë të dytë brenda këtij muaji, pasi u mposht në ndeshjen e parë në “Etihad” me rezultat 2-1, transmeton Express.
“Gjëja që më ka lënë më së shumti mbresa janë tifozët e tyre”, ka thënë Toure teksa ka kujtuar vizitën e kaluar të City në “Stadio San Paolo”.
“San Paolo është stadium i cili nuk të lë indiferent edhe si kundërshtar. Përkrahja e tyre e forcon ekipin”, ka thënë ai.
“Nuk jam i frikësuar nga ata, por druhem se ata e ndezin ekipin e tyre. Sa i përket vështirësisë, tifozët e Napolit mund të jenë vendimtarë”, ka shtuar ai. /Express/