Mesfushori nga Bregu i Fildishtë ka vazhduar edhe për një vit qëndrimin te Manchester City.
Yaya Toure është pajtuar për një marrëveshje të re një-vjeçare për të qëndruar në Etihad Stadium.Toure ka shprehur gëzimin që do të jetë pjesë e ekipit të Pep Guardiolas edhe sezonin e ardhshëm.
Marrëveshja e tij e tanishme skadoi në fund të sezonit 2016/17, por ai tani do të zgjasë qëndrimin e tij me një sezon.
“Kur erdha për herë të parë këtu, unë po përpiqesha të bëhesha pjesë e një historie të re, diçka e veçantë në këtë klub.
Unë jam shumë me fat që tani të jem pjesë e një klubi të madh me lojtarë të mëdhenj rreth meje, të cilët më ndihmojnë të arrij nivelet e mia më të larta”, ka deklaruar ai. Mesfushori u bashkua me Cityn në 2010 nga Barcelona dhe ka qenë një nga lojtarët kyç të kësaj skuadre ndër vite.