Sport

Totti vendos për të ardhmen në pranverë

Legjenda e Romës ende nuk e di se çka do të bëjë me të përfunduar sezoni.

Francesco Totti do të marrë vendimin përfundimtar për karrierën e tij në muajt në vazhdim, nëse do të vazhdojë edhe për një vit me Romën, ose do të pensionohet nga futbolli dhe do të marrë një rol drejtues në klubin e tij të zemrës.

Totti tani 40-vjeçar ka luajtur shumë pak këtë sezon, por në raste kur ka është inkuadruar në lojë ka qenë vendimtar për Romën, transmeton KosovaPress.

Me kontratën e cila skadon në përfundim të stinorit, një takim mes drejtuesve të klubit dhe lojtarit do të përcaktojë se cili do të jetë hapi i ardhshëm në karrierën e pasur të një prej futbollistëve më të mëdhenj në histori të futbollit italian.