Tottenham është duke e konsideruar blerjen e mesfushorit të krahut nga Newcastle, Moussa Sissoko, i cili kërkohet edhe nga Inter.
Sipas Daily Telegraph, Tottenham dëshiron ta përdorë Nabil Bentaleb në marrëveshje për ta sjellë Sissokon në “White Hart Lane”.
Ndërkohë, raportohet se edhe Inter është e interesuar për francezin.