Nënkampioni aktual evropian do të mundohet me të gjitha forcat që ta mbajë sulmuesin anglez. Atë do ta shiste vetëm për këtë shumë të parefuzueshme
Tottenhami nuk e ka ndërmend ta shesë Harry Kanen.
Madje, Spurs do të mundohen me të gjitha forcat për ta mbajtur në ekip sulmuesin anglez.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “Sky Sports”, përcjell “Gazeta Express”.
Raportohet se nënkampioni aktual evropian do t’i kërkojë 220 milionë euro për sulmuesin e rrezikshëm.
Vetëm nëse arrin një ofertë e tillë, do të ishte e parefuzueshme për klubin anglez.
Interesim serioz për 26 vjeçarin ka shfaqur Manchester United.
Kane për momentin është i lënduar, ndërsa pritet të rikthehet në xhirot e fundit të sezonit, pas koronavirusit. /Gazeta Express/