Toshiba njoftoi se ka krijuar HDD më të madhe, të cilën ndonjëherë kompania e ka prodhuar.
Në pyetje është hard disku me kapacitet prej 8TB nga seria MG, ndërsa modeli konkret mban shenjën ML05ACA800, transmeton KosovaPress. Hard disku i ri 8TB kryesisht dedikohet për serverët e kompanive afariste dhe sistemeve për ndarjen e hapësirave.