Joe Hart edhe zyrtarisht është portieri i ri i Torinos
Torino ka njoftuar se e ka transferuar portierin anglez, Joe Hart nga Manchester City në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni.
Reprezentuesi i Anglisë do të luajë përkrah mbrojtësit të Shqipërisë, Arlind Ajetit, i cili gjatë kësaj vere u bashkua me Torinon.