Tifozi kilian i cili kapi topin e gjuajtur gabimisht nga Lionel Messi gjatë ekzekutimit të penalltive ka vendosur që ta shesë atë.
Messi ishte figurë tragjike e finales së Kupës së Amerikës mes Argjentinës dhe Kilit, pasi huqi penalltinë duke gjuajtur lart mbi portë.
Topi kishte përfunduar në duart e tifozit Pedro Vasquez, i cili mund të pasurohet shumë shpejtë, transmeton KosovaPress.
Vasquez po mendon që ta vërë topin në ankand me çmim fillestar 27 mijë euro.
“E vërteta është se nëse ai top bëhet më i vlefshëm do të jetë rrezik që ta mbajë në shtëpi”, deklaroi kiliani për gazetën spanjolle MARCA.
“Nëse vazhdon të rritet çmimi i tij atëherë do ta shes pa u menduar dy herë”, ka theksuar Vasquez.