Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Faton Topalli sot është dashur të paraqiten në gjykim për hedhje të gazit në Kuvendin e Kosovës.
Ndërkohë, i vetëm në gjykatë është paraqitur vetëm deputeti Faton Topalli i cili këtë vendim të gjykatë po e quan në shërbim të klanit pronto, transmeton Gazeta Express.
“Siç patë nga vendimi i gjykatës është në shërbim të klanit pronto. Unë kërkova fjalën në gjykatë që të kërkoj që gjyqtari Kalludra të hiqet nga ky rast, pasi që i njëjti ka dënuar aktivistët e VV-së, ndërsa i ka lënë në liri ata që me të vërtetë e kanë gjuajtur Kuvendin”, është shprehur Topalli.
Ndërkohë për mos praninë e bashkaktivistëve të tij Topalli tha se nuk e di arsyen pse nuk janë paraqitur sot në gjykim.
Kurti e Kadaj-Bujupi munguan edhe në seancën e 13 shtatorit, ndërsa atë ditë gjyqtari Beqir Kalludra lëshoi urdhëresë për sjellje me detyrim të tyre në gjykatë./Gazeta Express/