Listën e top dhjetë trajnerëve më të mirë të të gjitha kohëve në Premierligë e kryeson legjenda e Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ndërsa në listë janë përfshirë edhe katër trajnerë që aktualisht mbajnë pozitën e trajnerit në klube angleze.
Premierliga nuk i ka pasur gjithmonë lojtarët më të mirë në botë – pasi që dyshja më e famshme, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, e kanë kaluar pjesën më të madhe të karrierës në Spanjë – mirëpo liga elitare angleze ka qenë e bekuar me shumë trajnerë të suksesshëm, transmeton Gazeta Express.
Pasi që trajnerë si Sir Alex Ferguson e Arsene Wenger e kanë kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tyre në Angli, gazeta britanike The Mirror e ka marrë përsipër ta emërojë top dhjetëshen e trajnerëve në histori të Premierligës.
Top 10 trajnerët e të gjitha kohëve në Premierligës, sipas The Mirror:
10. Sam Allardyce: Bolton, Newcastle, Blackburn, West Ham, Sunderland, Crystal Palace, Everton.
9. Sir Bobby Robson: Newcastle.
8. Carlo Ancelotti: Chelsea, Everton.
7. Kenny Dalglish: Blackburn, Newcastle, Liverpool.
6. Claudio Ranieri: Chelsea, Leicester.
5. Jurgen Klopp: Liverpool.
4. Pep Guardiola: Manchester City.
3. Jose Mourinho: Chelsea, Manchester United, Tottenham.
2. Arsene Wenger: Arsenal.
1. Sir Alex Ferguson: Manchester United.