Sport

Top 10 futbollistët më të pasur: Ylli i Leicesterit lë prapa Messin e Ronaldon

Ylli i Leicester Cityt, Faiq Bolkiah, i ka lënë prapa vetes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messin në listën e futbollistëve më të pasur që janë ende aktiv në karrierën e tyre, sipas Blog Finance FR.

Portugezi 35-vjeçar i Juventusit, Cristiano Ronaldo, javën e kaluar u bë futbollistë i parë në histori që arriti shifrën prej 1 miliard eurove të fituara nga karriera e tij si futbollist, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Blog Finance Fr raporton se as Ronaldo e as kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, nuk e mbajnë statusin e futbollistit më të pasur në botë.

Faiq, i cili ende s’ka bërë asnjë paraqitje zyrtare për Leicester Cityn, është futbollisti më i pasur në botë. Ai është nipi i sulltanit të Bruneit, Hassanal Bolkiah, i cili vlen 20 miliardë euro.

Përderisa Blog Finance FR nuk e zbulon se sa blen futbollisti Faiq, mesfushori 22-vjeçar është radhitur para Ronaldos dhe Messit në listën e futbollistëve më të pasur në botë.

Top 10 futbollistët më të pasur në botë:

10. Paul Pogba (Manchester United): $85m

9. Eden Hazard (Real Madrid): $100m

8. Andres Iniesta (Vissel Kobe): $120m

7. Gareth Bale (Real Madrid): $125m

6. Wayne Rooney (Derby County): $160m

5. Neymar (Paris Saint-Germain): $185m

4. Zlatan Ibrahimovic (AC Milan): $190m

3. Lionel Messi (Barcelona): $400m

2. Cristiano Ronaldo (Juventus): $450m

1. Faiq Bolkiah (Leicester): $20bn

the authorGazetaKNN