Aktuale

Tmerr e xhelozi, italiania shtyp me makinë shqiptarin në Itali

Një dramë e vërtetë ka qenë ajo që ka ndodhur në komunën Chiari të Bergamos në Itali. Shqiptari Agron Beshmata, 44 vjeç rezident prej disa vitesh në Chiari ku punonte si murator, baba i dy fëmijëve, është aksidentuar për vdekje nga ana e shtetases italiane Donatella Chiari. Shtetasja italiane ka thënë në polici se shqiptari vazhdimisht i shkruante mesazhe kërcënuese dhe persekutuese, si dhe e merrte në telefon, duke e acaruar në një mënyrë të ashpër.

Duket se shqiptari me italianen kanë pasur një raport intim në të shkuarën. Në mesazhet e Beshmatës shkruhej: “Do të të djeg djalin në rast se nuk bën atë që të them unë”. Shqiptarin e ka xhelozuar edhe fakti që italiania Chiari kishte shkuar në kinema me një mikun e saj dhe djalin. Sipas versionit të dhënë prej shqiptarit në polici, djali ishte i tij dhe se Chiari e kishte atë me të, pasi kishin pasur lidhje dashurie. Një ditë pasi janë “sqaruar” në polici, shqiptari Agron Beshmata sa duket është nxehur dhe se ka shkuar në vendin e punës së Chiarit, në bibliotekë. Mes tyre ka nisur një zënkë e tmerrshme, me pështyma e rrahje reciproke.

Sipas asaj që ka thënë italiania Chiari në polici, shqiptari ka qenë i armatosur me thikë dhe se kjo gjë ka bërë që të ketë frikë dhe për rrjedhojë është mbyllur në makinë. Nga frika, në ecje e sipër, Chiari e ka aksidentuar për vdekje emigrantin shqiptar Agron Beshmata, që ka ndërruar jetë në spital. Ai ishte i martuar dhe babai i dy fëmijëve.

the authorE B