Sport

Titulli mbetet në kryeqytet

Prishtina është kampione e Kosovës në hendboll, në konkurrencën e femrave, pasi që sot mundi Shqiponjën, me rezultat 26:22(12:11), në sfidën e tretë të finales së play-offit.

Ndeshja ishte e nivelizuar deri minutën e 48-të që pastaj prishtinaset të bëjnë gol dallimin prej 4-5 golave ne saje te lojës shumë të mirë të Pranvera Ferataj.

Tek Shqiponja portierja Valbona Rudaku ishte figura me e ndritur në skuadër.Pas ndeshjes medaljet e argjendit skuadrës nga Gjakova ju dorëzoi Shqipe Bajçinca anëtare e Bordit kurse medaljet e arta skuadrës fituese Prishtinës Enis Idrizi nënpresident i FHK-së, ndërsa Kupën e Kampionit për edicionin 2016/17 kapitenes se Prishtinës Mimoza Sefedini ja dorëzoi presidenti Eugen Saraçini.