Cristiano Ronaldo është shumë aktiv në rrjetet sociale.
Pasi ngriti Champions League të shtunën në mbrëmje, ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo , ia bëri “like” një fotoje ku ishte vetë protagonist.
Bëhet fjalë për një “meme” ku shihet Messi duke i dorëzuar “Topin e Artë”, ndërsa portugezi po feston këtë triumf.
Fotoja u publikua në Instagram nga një mik i Cristianos, Edgar Filipe Ferreira Caires, i cili ishte në Kardif për të parë finalen e madhe që Reali fitoi ndaj Juventusit.
Cristiano Ronaldo është favoriti kryesor për të fituar “Topin e Artë”, pasi ka qenë protagonist i suksesit të Realit në kampionatin spanjoll dhe Champions League, ndërkohë që ky është një vit pa Europian apo Botëror.