Tifozët mendojnë se Alvaro Morata do të mbetet në Real Madridi edhe në sezonin e ardhshëm
E ardhmja e Alvaro Moratas ende mbetet në pikëpyetje. E përditshmja sportive madrilene, Marca, ka bërë një sondazh rreth të ardhmes së sulmuesit.
Marca ka pyetur tifozët se në cilën skuadër do të luajë Morata në Sezonin e ri: Real Madrid, Chelsea, Manchester United, Milan, Juventus, apo në ndonjë skuadër tjetër, përcjell Express.
39 për qind e lexuesve mendojnë se Morata do të mbetet në Real Madrid, kurse 30 për qind mendojnë se reprezentuesi i Spanjës karrierën do ta vazhdoj në Manchester United.
Kurse, pas Realit dhe Man Utd renditen këto skuadra: Milan (17 për qind), (Chelsea 9 për qind) dhe Juventus (4 për qind). Kampioni i ri i Spanjës dhe Evropës është e gatshme ta shes Moratan, por për katronin e lojtarit duhet paguar 90 milionë euro. /Express/