ShowBiz

Tifozët e Monacos kërcënojnë Mbappen

Tifozët Ultras të Monacos i kanë dërguar një mesazh yllit të skuadrës, Kylian Mbappe.
Tifozët Ultras të Monacos janë të indinjuar nga sjellja e yllit të skuadrës, Kylian Mbappe, i cili ka kërkuar pagë të majme për ta rinovuar kontratën me klubin nga principata.

“Në kohën e fundit kemi qenë të habitur dhe indinjuar tek shifrat e cituara nga media në lidhje me transferimin e Mbappés, por edhe në paga që ka kërkuar për ta rinovuar kontratën. Ne mendojmë se asnjë lojtar nuk vlen me miliona”, thuhet në deklaratën e Ultrasëve.

“Ne besojmë në një futboll me vlerat si dashuria e fanellës dhe respekti për klubin në të cilin është formuar. Nuk mund të pranojmë që një nga lojtarët tanë të veproj në këtë mënyrë dhe të pretendoj shifra të tilla”, vazhdon komunikata e tifozëve të Monacos.

“Ultras Monaco 1994” kanë kërkuar nga klubi që ta zgjedh këtë çështje sa më shpejtë në favor të saj, përcjell Express. Ata kanë bërë me dije se askush nuk është mbi klubin. /Express/

Kylian Mbappe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mesha si: Real Madrid, PSG e Manchester City. /Express/

the authorE B