Tifozët e Milanit duan që në sezonin e ri portën e skuadrës ta ruaj portieri i ri, Alessandro Plizzari
Gianluigi Donnarumma ka zhgënjyer keq tifozët e Milanit. Ai nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës, duke bërë me dije se do të largohet nga Rossonerët në verën e viti 2018.
Sipas Calciomercato.com, tifozët e Milanit janë të indinjuar me me Donnarumman, dhe kanë kërkuar nga drejtuesit e klubit që në sezonin e ri portën e skuadrës ta ruaj portieri i ri, Alessandro Plizzari.
17 vjeçari është rritur në skuadrën e Milanit, derisa së fundi ka shkëlqyer me Italinë U-20 në Kampionatin Botëror.
Kurse, sipas mediave të Italisë kandidat për ta zëvendësuar Donnarumma janë: Keylor Navas, Mattia Perin, Bernd Leno e Pepe Reina. /Express/