Tifozët nga Lyon vodhën flamurin kuq e zi dhe pozuan me të duke e kthyer mbrapsht. Simbolika e flamurit të ndonjë kombi mbrapsht, tregon urrejtje ndaj atij vendi. Këtë e kanë bërë tifozët nga Lyon, në ditën e ndeshjes Francë – Shqipëri.
Është publikuar fotografia ku shihet flamuri kuq e zi i kthyer mbrapsht, e që thuhet se ishte vjedhur nga tifozët shqiptarë.
Ende nuk dihet si ka arritur në duart e tifozëve francez ky flamur, mirëpo, qëllimi i tyre është arritur – të tregojnë urrejtjen ndaj popullit shqiptarë.
Tashmë e dimë se dje në Lyon janë therur me thikë një francez dhe një belg në fan zonën e qytetit të Euro 2016./GazetaExpress/