Ivan Ratikic, mesfushori i Kroacisë, është vënë në shënjestër të tifozëve kroatë.
Ivan Rkitiç është sulmuar nga tifozët gjatë momentit kur ndodhej bashkë me familjen në ishullin kroat Ugljana, raportojnë mediat kroate.
Të rinjtë ende të paidentifikuar kanë hedhur gurë në drejtim të vilës ku ndodhej Rakitic me bashkëshorten dhe fëmijët.
Për fat të mirë familja e lojtarit dhe vetëm mesfushori nuk kanë pësuar asnjë dëmtim, ndërsa policia raporton për xhama të thyer.
Rakitic vendosi menjëherë të largohej nga ishulli. Nuk dihet ende nëse tifozët në fjalë kanë lidhje me grupet ekstremiste që shkaktuan trazira edhe në ndeshjet e grupit për Kroacinë apo janë thjesht të pakënaqur për paraqitjen e Rakitic në ndeshjen kundër Portugalisë.
Vetë lojtari nuk ka bërë ende një reagim zyrtar në lidhje me këtë çështje, por situata në kampin kroat mbetet delikate për shkak të tensionit që ekziston mes Federatës së Futbollit dhe ultrasve të Splitit dhe Zagrebit, të cilët kundërshtojnë politikat e klubeve.
