Lionel Messit i është shfaqur kartoni i verdhë pasi vendosi dorën në krahët e gjyqtarit mbrëmjen e kaluar dhe tifozët e Cristiano Ronaldos nuk janë të lumtur për këtë.
Superylli i Barcelonës vendosi dorën në krahët e gjyqtarit derisa po kërkonte që t’i shfaqet kartoni i verdhë kundërshtarit në minutën e 54′, shkruan portali arbresh.info.
Por, një gjest i tillë bëri që të ndëshkohet vet reprezentuesi argjentinas.
Ndërkohë, tifozët e Ronaldos kanë shfrytëzuar rrjetin social Twitter për të shprehur faktin që Messi nuk është ndëshkuar.
Sulmuesit të Real Madridit iu kishte dhënë dënimi me pesë ndeshje mos-lojë për shkak se kishte shtyrë gjyqtarin në ndeshjen kundër gjigantit katalunas mbrëmjen e kaluar./arbresh.info/