Tifozët e Bayern Munichut janë shumë të pakënaqur me çmimin e biletave në ndeshjet e Ligës së Kampionëve
Bayern Munich mbrëmë mposhti 1:2 Anderlechtin në kuadër të Ligës së Kampionëve, por tifozët nuk ishin edhe aq të lumtur.
Ata gjatë ndeshjes kanë hedhur monedha false të 500 eurove, si shenjë proteste për çmimet e larta të biletave.
Këtë ata e kishin bërë edhe më herët këtë sezon, në ndeshjen kundër PSG-së në Paris.
Tifozët gjerman kanë paguar nga 100 euro për të parë ndeshjen Anderlecht – Bayern Munich. /Express/