Sport

Tifozët e Arsenalit zgjedhin më të mirin, lajm i mrekullueshëm për Granit Xhakën (Foto)

Dalëngadalë Granit Xhaka po ambientohet në Premierligë.

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, shkëlqeu ndaj Crystal Palace ku Arsenali fitoi 2:0, i cili dalëngadalë po fiton zemrat e tifozëve të “Topçinjve”.

Kjo paraqitje e mirë e shqiptarit është shpërblyer edhe nga tifozët, të cilët mendojnë se ishte ndër më të mirët në këtë ndeshje, transmeton Gazeta Express.

Në mesin e katër lojtarëve të Arsenalit, që ishin përzgjedhur nga klubi si më të mirët kundër Crystal Palace, Granit Xhaka mori vota nga tifozët si i dyti më i mirë, duke mbetur prapa Oliver Giroud, që shënoi një gol të bukur. Ja përqindja dhe lojtarët që ishin kandidatë për çmimin ‘lojtari i ndeshjes’. /Express/