Është ndjesi e papërshkrueshme kur në jetë sjell një fëmijë, shkruan GazetaBlic.
E këtë ndjesi e pak pasur rastin ta shijojë këngëtarja shqiptare nga Maqedonia, Altuna Sejdiu (Tuna) e cila ka sjellë në jetë një djalë që e ka pagëzuar me emrin, Tian.
Por kur është fjala për të qenit nënë, Sejdiu na ka dëshmuar shumë herë deri më tani se ajo tregon një përkushtim të pashoq ndaj të birit.
Sot, ajo në hapësirën e storjeve në “Instagram” ka nxjerrë një video të shkurtër ku iu ka treguar plot 444 mijë ndjekësve të saj, se Tiani veç ka filluar t’i hedh hapat e parë në këtë botë.
“OMG” është mbishkrimi që këngëtarja, i ka vënë videos së publikuar teksa i ka shtuar edhe katër emotikona, përfshirë këtu një ku shihen dy duar të bashkuara që e kanë kuptimin e të qenit falënderuese, dhe tri të tjera me yje në sy.
Kujtojmë që 11 ditë më parë, Tuna bashkë me burrin e saj Patris Berishën kishin organizuar një aheng të vogël për të festuar përvjetorin e parë të ardhjes në jetë të djalit tyre të vetëm, Tianit.
Ata patën publikuar video të shumta nga ahengu familjar, por ajo që kishte rënë më shumë në sy ishte mso prezenca e vëllait të Patrisit, këngëtarit Robert Berisha dhe gruas së tij, këngëtares, Nora Istrefi.
Në tri videot e publikuara nuk u pa askund as Nora e as Roberti. Madje këta dy as që kanë pasur ndonjë mesazh urimi për Tianin.
Roberti në dy imazhe që i pat publikuar në hapësirën e storjeve në “Instagram”, atë ditë u pa në palestër ku nuk hezitonte t’i tregoj muskujt formësuar por nuk ka asnjë dedikim sado të vogël për Tianin.
Edhe gruaja e tij, Nora Istrefi nuk ka bërë asnjë lëvizje të vetme në këtë drejtim, duke nxitur kështu kureshtjen se çka po ndodhë në mes vëllezërve Berisha. / © GazetaBlic /