Bastorja Mozart ka njoftuar se mbrëmë është thyer rekordi për përfitim në bastore në Ballkan, ku një qytetar i Prilepit të Maqedonisë ka përfituar 560 mijë euro.

Ai ka luajtur shtatë tiketa në janar të këtij viti, duke vendosur diku rreth 15 euro.

Ai i ka qëlluar më shumë se 20 ndeshje, ku prej tyre ka pasur 7+ me koeficient, ndërsa ndeshja e fundit e qëlluar ishte Sevilla – Manchester United pa gola. /Express/