Tech

Thyhen faqet e mediave më të mëdha botërore, por edhe faqet e VIP-ve të Hollywoodit (Foto)

Një numër i llogarive në “Twitter”, që u përkasin emrave më të mëdhenj të mediave botërore, media, janë hakuar, transmeton Express.

Të gjitha llogaritë e prekura kanë postuar reklama që çojnë në atë që duket të jenë website të bllokuara.

Sky News dhe revista e njohur New Yorker ishin të parët që u hakuan. Pas tyre vinë edhe faqet e kompanive gjigante PlayStation dhe Xbox.

Mirëpo, hakerët nuk i lanë anash as të famshmit e Hollywoodit si, Charlie Sheen dhe futbollistin e njohur argjentinas Lionel Messi.

Llogaritë e prekura po shpërndarje mesazhe “si të fitojmë më shumë ndjekës në Twitter”.

Llogaritë tjera të prekura janë edhe faqja e Kryqit të Kuq, The Economist, The X Factor dhe Pony My Little./GazetaExpress/