Thiago Alcantara është lënduar në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Anderlechtit në Ligën e Kampionëve
Bayern Munich ka fituar mbrëmë 1:2 ndaj Anderlechtit në Ligën e Kampionëve, por ka humbur shkaku i lëndimit Thiago Alcantaran dhe Arjen Robben.
Trajneri i skuadrës gjermane, Jupp Heynckes tha se lëndimi i Thiagos është shumë serioz, ndërsa nuk e di ende për atë të Robben.
“Nuk jemi në disponim të mirë, sepse Thiago është lënduar dhe ende nuk e dimë për Robben”, tha fillimisht Heynckes për Sport 1.
“Thiago ka pësuar një lëndim të rëndë muskulor. Ai do të jetë jashtë për kohë të gjatë, për disa muaj”. /Express/