Sport

Thiago: Atletico ka mbrojtjen më të mirë në botë

Thiago ka lavdëruar punën defensive të Atletico Madridi.

Thiago Alcantara beson se Bayern Munichu do të përballet me skuadrën që ka mbrojtjen më të fortë në botë, por është i bindur se ata mund të triumfojnë të mërkurën mbrëma në ‘Vicente Calderon’.

Edhe përkundër se Atletico Madridi eliminoi Bayernin nga Liga e Kampionëve edicionin e kaluar, Thiago ka thënë se bavarezët nuk shkojnë në Spanjë për hakmarrje.

“Vitin e kaluar luajtëm ndaj tyre në gjysmëfinale dhe tashmë i dimë dobësitë dhe cilësitë e atyre”, tha Thiago.

“Ata mbrohen më mirë se ne, më mirë se Barcelona, më mirë se çdo skuadër tjetër në botë”, shtoi mesfushori Bayernit.

“Nuk jemi duke menduar për hakmarrje, është një ndeshje krejtësisht e ndryshme. Është faza e grupeve dhe do të jetë më pak emocionuese se vitin e kaluar”, vijoi Thiago.

“Është e rëndësishme për ne që të fitojmë si mysafirë, ose të marrim në shtëpi sa më shumë pikë që mundemi”, përfundoi spanjolli. /Express/