Aktuale

Therje me thikë në Vushtrri, arrestohet 54 vjeçari

Një 54 vjeçar me inicialet Sh.M është arrestuar, pasi i njëjti mbrëmë rreth orës 23:00 ka sulmuar me thikë një 51 vjeçar me inicialet E. Xh në Vushrri.

I lënduari në këtë rast pas tretmanit fillestar në Emergjencën në Vushtrri, është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Në kuadër të veprimeve të saj , Policia thekson se ka arritur ta arrestojë të dyshuarin,

Këtij të fundit me urdhër të prokurorit të Shtetit, i është caktuar masa e ndalimit policor dhe i është iniciuar rasti ‘vrasje në tentativë’.

the authorE B