Sport

Theo Hernandez tradhton Atleticon, transferohet te Reali

Mbrojtësi i krahut të majtë raportohet të ketë kryer me sukses testet mjekësore te Real Madridi.

Theo Hernandez shumë shpejt do të veshë fanellën e Real Madridit.

Të hënën, lojtari i Atleticos, i huazuar te Deportivo Alaves, ka kaluar me sukses vizitat mjekësore në prag të transferimit të tij te ‘Los Blancos’.

Kësisoj, francezi vazhdon t’i afrohet Realit, megjithëse Atletico prefero ta transferojë te Barcelona, duke mos u falur një tjetër xhevahir rivalëve të kryeqytetit. Por dëshira e lojtarit është e qartë, ai do vetëm Realin.

Sipas medieve në Spanjë, Reali do t’i paguajë Atleticos 24 milionë euro për mbrojtësin, i cili me të filluar nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e kampionëve aktual të Evropës.