Sport

Thaçi: Triumfet e Majlindës janë fitore të mëdha për shtetin tonë

Presidenti i vendit Hashim Thaçi me anë të një postimi në Facebook ka uruar xhudisten Majlinda Kelmendi për titullin që mbrëmë i aka dhënë Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Postimi i Thaçit:

Majlinda Kelmendi, si askush tjetër, personifikon ëndrrën, suksesin dhe krenarinë e popullit dhe të shtetit të Kosovës.

Prandaj, edhe Federata Ndërkombëtare e Xhudos, pa hezitim, e shpalli Majlindën si xhudistën më të mirë në botë.

Triumfet e Majlindës janë fitore të mëdha për shtetin tonë të ri. HTH