Presidenti i vendit Hashim Thaçi u ka bërë thirje të gjitha partive politike në vend, të jenë të organizuara në programet në vazhdim për formimin e Kuvendit të Kosovës dhe institucioneve të vendit.
Në takimin konsultativ ku ka ftuar të gjithë liderët e subjekteve partiake, Presidenti Thaçi tutje ka thënë se Qeveria e re duhet të luftojë korrupsionin, të ratifikojë Demarkacionin e Kosovës me Malin e zi si dhe të miratojë Asociacionin e komunave serbe.
Ky takim i thirrur nga Presidenti i vendit Hashim Thaçi është i pari që nga zgjedhjet e 11 qershorit. Me këtë rast pritet dhe të caktohet data e mbajtjes së seancës konstitutive për formimin e Qeverisë.