Aktuale

Thaçi publikon fotot me armë

Kishte deklaruar publikisht se nuk ka qenë në frontin e luftës, duke mos pranuar specifikisht se ka luftuar me armë, por duke e quajtur luftën e tij si luftë politike.Por megjithatë ka publikuar vet fotografi me armë.Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka publikuar për herë të parë fotografi ku ai shihet duke mbajtur armë në dorë.

Thaçi i ndikuar ndoshta edhe nga veprimet e të gjithë pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët këto ditë publikuan foto me komandantin Adem Jashari, vendosi që edhe ai të publikoj një foto pranë Adem Jasharit e me armë në dorë.

Bashkë me të në foto dhe i armatosur shihet edhe kryetari i tanishëm i Kuvendit Kadri Veseli.Thaçi ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë se është krenar me UÇK-në.

“Krenarë me Epopenë e UÇK-së! Në fillimet e rezistencës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, së bashku me Komandantin legjendar, Adem Jasharin, Kadri Veselin dhe Jakup Nurën. Tiranë, mars 1993. HTH” ka shkruar i pari i vendit./GazetaBlic/

the authorE B