Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar klubin futbollistik nga Gjilani, “Drita” për fitoren e radhës në kuadër të raundit të dytë kualifikues për Ligën e Evropës.
Thaçi ka shkruar se Drita ka treguar lojë të shkëlqyer kundër Sileksit, shkruan lajmi.net.
Ai e konsideron këtë hap historik për futbollin e Kosovës dhe Dritën.
Ky është postimi i tij:
Kampioni i Kosovës, “Drita”, pas një loje të shkëlqyer kundër “Sileksit” të Maqedonisë së Veriut sonte, kaloi në rrethin e tretë të Ligës së Evropës. Një hap historik për klubin nga Gjilani dhe për futbollin e Kosovës. HTH.