Aktuale

Thaçi për Robert Elsie: U shua një nga mendjet më të ndritura albanologjike

Pas lajmit për vdekjen e albanologut të shquar kanadez, Robert Elsie, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka kujtuar përmes një statusi në Facebook, duke thënë se Elsie la një trashëgimi të pasur si historian i letërsisë.

Postimi i plotë:

Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e albanologut të njohur kanadez, Robert Elsiet.

U shua një nga mendjet më të ndritura albanologjike.

Robert Elsie ka lënë një trashëgimi të pasur si historian i letërsisë.

Ai, me shumë studime dhe libra, e afirmoi kulturën dhe letërsinë shqipe në përmasa botërore.

U prehtë në paqe! HTH

the authorE B