Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po vazhdon me tone më të ashpra ndaj diplomatëve të huaj në Kosovë. T
haçi e ka komentuar bojkotimin që ambasadori britanik, O’Conell ia kishte bërë në një konferencë ku u diskutua për gjykatën speciale, shkruan Indeksonline.
Presidenti ka thënë se nëse O’Conell i është shmangur qëllimshëm atij, ai ka bërë veprim fëmijëror.
“Nëse presidenti britanik ka dalur nga konferenca për shkak të fjalimit tim, ai ka bërë gjest fëmijëror. Nuk e kam parë as kur ka ardhur, as kur ka dalur. Por nëse e ka bërë këtë gjest për shkak timin, unë i them atij se nuk është gjest diplomatik, por fëmijërorë” ka thënë Thaçi./Indeksonline/