Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se sapo ka arritur në Vlorë, aty ka vendosur edhe kurorë lulesh pranë varrit të Ismail Qemalit.
“Duke shpallur Pavarësinë e Shqipërisë, ai jetësoi ëndrrën e rilindësve tanë dhe u bë frymëzim për përpjekjet shekullore të populli shqiptar për liri”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
“Sapo arrita në Vlorë, ku vendosa kurorë me lule pranë varrit të njërit prej etërve të shtetit shqiptar, Ismail Qemal Bej Vlorës. Duke shpallur Pavarësinë e Shqipërisë, ai jetësoi ëndrrën e rilindësve tanë dhe u bë frymëzim për përpjekjet shekullore të popullit shqiptar për liri. HTH”, shkrimi i plotë i Presidentit.