Aktuale

Thaçi: Pajtohem që të kem takime më të shpeshta me Vuçiq

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq se sot mes dy vendeve ka komunikim më normal se më herët.

“Marrëveshja përfundimtare do të jetë ndihmuese për njërën dhe tjetrën palë”, ka thënë Thaçi pas takimit në Bruksel, njofton Klan Kosova.

“Marrëveshja nënkupton stabilitetin për tërë Ballkanin Perëndimor”, ka shtuar ai.

Thaçi nga Brukseli u ka bërë thirrje partive politike në Kosovë që të formojnë sa më shpejtë institucionet.

“Ftoj spektrin politik t’i krijojë institucionet,që Kosova të përfaqësohet përmes Grupit të Unitetit”, ka pohuar ai.

“Pajtohem që të kem takime më të shpeshta me Vuçiq në muajt në vijim”, ka deklaruar Thaçi.

Më tej Thaçi ka thënë se Kosova është vend i pavarur dhe sovran që ka integritetin e saj territorial të njohur nga 114 vende.

“Procesi i pavarësisë është i pakthyeshëm”, ka pohuar ai.

the authorE B